Loading...

Shkrimi i revistës angleze : Reputacioni i Ramës merr një goditje, bëhet fjalë për…

Revista angleze e specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, “Monocle”, i ka kushtuar një artikull planit të NATO-s për të ndërtuar bazë ajrore në Kuçove. Revista zbulon se NATO nuk do të investojë për Shqipërinë por për një depozitë karburanti.

“Të shtunë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau një status në ‘Facebook’, për një investim të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bazën Ajrore të Kuçovës”, kështu e ka nisur shkrimin e saj revista angleze, Monocle e cila i ka kushtuar një artikull kësaj teme dhe mënyrës se si është interpretuar nga kryeministri ky lajm.

Prestigjozja angleze shkruan se pas lajmit që ndau në ‘Facebook’, kryeministri për bazën ajrore në Kuçovë, aleanca u detyrua të jepte një sqarim lidhur me këtë çështje. “Aleanca dha një deklaratë të shkurtër që duket se konfirmon lajmin e Ramës, por me një paralajmërim. Paratë për Kuçovën, 50 milion dollar do të vijnë nga ‘Programi i Investimeve të Sigurisë së Aleancës’, i cili rregullisht u jep ndihmë shteteve anëtare.

Ndërkohë që hamendësimi është se paratë do të shkojnë për avionë luftarakë, trajnim pilotësh dhe armë të teknologjisë së lartë, nuk është kështu, sqarohet në shkrim. Të ardhurat do të shërbejnë për atë që NATO quan ‘rifreskim infrastrukture’, apo më specifikisht për një depozit petroli. Reputacioni i Ramës merr një goditje dhe NATO merr një vendim të furnizojë avionët”, thuhet në shkrimin e revistës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com