Një palmë gjigande është rrëzuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve.
Teksa puna për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë- Skelë është ndërprerë për të rinisur në vjeshtë, palmat e dëmtuara në Bulevardin Ismail Qemali, vijojnë të shemben duke rrezikuar jo vetëm automjetet e parkuara përbri bulevardit, por edhe jetën e qytetarëve të Vlorës.
Është një gjatësi rreth 2 km me palma të dëmtuara. Mesditën e sotme një tjetër palmë e kalbur është rrëzuar, në një zonë ku ka prani të fëmijëve që luajnë si dhe kalimtarë të shumtë. Si pasojë e rënies së palmës fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme./faxweb
https://youtu.be/iova50UpiQ8