Loading...

Shefi i rendit në Delvinë lë nam, godet me shkop vartësit ndërsa ia merr valles (video)

Shefi i Rendit në Delvinë është filmuar në një situatë aspak të këndshme i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit. Ai ndodhet bashkë me disa persona të tjerë dhe ndërsa mban një shkop në dorë po udhëheq valle tradicionale të zonës. Videoja , e cila disponohet edhe nga ABC Neës, shfaq në disa momente të siklitshme të gjithë efektivët.

Me një shkop druri në dorë ai udhëheq vallen tradicionale të zonës, bashkë me disa nga vartësit e tij. Ndoshta është një gëzim familjar ose shefi ndodhet jashtë orarit të punës, por për një drejtues policie është e papranueshme të ndodhet në një gjendje të tillë kur është i veshur me uniformen e Policisë së Shtetit “Policët që duam” duhet të jenë pa bark të fryrë. Shefi e plotëson këtë kriter. Por paska ca dëshira të tjera.

Folklori, vallja e me to bashkë edhe pak raki. Ja, ky qengj largohet nga valleja e ahengut të improvizuar. Me siguri do t’i bashkohet më vonë tryezës, por i shkuar në hell. Prandaj dhe shfaqet për disa sekonda e vetmja femër. Këto skena i kemi parë te filmi, “Përrallë nga e kaluara” bazuar në veprën e Çajupit.

Megjithëse një shekull më parë, tradita ruhet. I njëjti version i komedisë shfaqet edhe në ditët e sotme. Këtë herë, me njerëz realë dhe me drejtues të policisë vendore të Delvinës. Si punonjës policie do dhe rregull. Nuk i pëlqen dridhja e vitheve të kolegut, prandaj një përkëdhelje me shkop e bind se valleja do ecë sipas ritmit dhe zakonit.

Shefi i “detyron” nën kërcënimin e shkopit të gjithë vallëtarët të ulen  përtokë. Njëri del nga rrjeshti dhe  shkopi për këtë punë është. Por tani është tepër vonë, vallja ka kaluar në “Kala Dibrançe”. Fundja pse jo?! Edhe ajo e traditës është.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com