Disa organizata të shoqërisë civile amerikane ngritën padi ndaj presidentit Donald Trump dhe zyrtarëve të administratës së tij, me akuzën se kanë lënë më shumë se një mijë migrantë të paligjshën në kushte ”çnjerëzore” në qendrat e paraburgimit në Kaliforni.
Që nga 8 qershori shumë persona janë burgosur në qendrat federale të burgjeve në shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese, bëhet e ditur në ankesën e ngritur nga disa subjekte për llogari të të burgosurve, përfshirë organizatën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve ACLU dhe Burgu ‘’Law Office’’i cili ofron asistencë falas të burgosurve në Kaliforni.
Ata qëndrojnë të izoluar në qeli gjatë gjithë ditës dhe natës. Asnjë anëtar i shërbimeve shëndetësore nuk ka bërë kontrolle mjekësore, thuhet në dokument. Nuk i është ofruar ushqim i mirë dhe shpesh as që mund të futet në gojë si qumësht i ndenjur apo sanduiçë të përgatitura vetëm me dy feta bukë./atsh