Gjin Gjonit dhe Alaudin Malaj hynë pa brekë në drejtësi dhe u bënë sheikë, pas bllokimit të vizave ndërkombëtarët u bëjnë gati letrat për t’i larguar nga drejtësia, dyshja ka një mal me para, akuzohen për pastrim parash të pista, pasuri të paligjshme, deklarime të rreme dhe falsifikim dokumentesh.
Dy peshqit më të mëdhenj të drejtësisë shqiptare, Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, i kanë ditët e numëruara. Prokurorët dhe gjyqtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë, të cilët mbikëqyrin procesin e Vetingut, mësohet se i kanë bërë gati letrat për shkarkimin e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt. Kjo është dyshja më e akuzuar në drejtësinë shqiptare për pastrim parash të pista, pasuri të paligjshme, deklarime të rreme, falsifikim dokumentesh, fshehje pasurie etj. Këta dy gjyqtarë, me lidhje të errëta me qarqet politike, kanë hyrë pa brekë në sistemin e drejtësisë. Edhe pse vetëm me një apo dy rroga të deklaruara, ata u bënë sheikë, duke bërë një mal me para.
Kohë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të izolonin Gjin Gjonin dhe disa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, përfshirë edhe Adriatik Llallën, për shkak të informacioneve të shumat për afera korruptive. Tani, SHBA dhe Gjermania, kanë vendosur t’i përjashtojnë nga drejtësia dy peshqit e mëdhenj, përmes komisioneve të Vetingut. Të vetëdijshëm se i pret shkarkimi, Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj nuk aplikuan për t’u bërë anëtarë të organeve të reja të drejtësisë, për të mos hyrë në grupin e para që po i nënshtrohej Vetingut. Me këtë lëvizje, ata synojnë që të shtyjnë sa më shumë ditën në drejtësi deri kur t’u vijë radha për të dalë para Vetingut.
Në duart e njerëzve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit janë dy dosje voluminoze për veprimtarinë e zezë të Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt. Janë mbledhur informacione dhe dokumente nga rreth 20 institucione shqiptare, por edhe institucione të huaja. Janë mbledhur të dhëna nga SHISH, bankat, zyrat e regjistrimit të pasurive, ALUIZNI, Pastrimi i Parave, ILDKPKI, Ministria e Brendshme, policia etj. Në dosje, janë administruar dëshmi të shumta të qytetarëve, analiza të vendimeve të tyre, tablate telefonike, rezultate të hetimeve për lidhje të ndryshme etj.
Në shënjestër të SHBA janë edhe banda e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar që shpëtuan Gjin Gjonin dhe Alaudin Malajn nga burgu, duke mbyllur sytë dhe sabotuar hetimet për dy dosjet e rënda të ILDKPKI për dy gjyqtarët. Shkarkimi i tyre tani nuk diskutohet. Nga ana tjetër, në momentin kur t’u ngushtohet laku i Vetingut, dy gjyqtarët mund të japin dorëheqjen, për t’u mos u përballur rezultatet e hetimit të njerëzve të Vetingut dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Pas shkarkimit, Gjin Gjonin dhe Alaudin Malajn i pret një përballje e gjatë me drejtësinë, pasi kjo e fundit të çlirohet nga litarët e Sali Berishës dhe Ilir Metës. E gjitha pasuria e tyre që nuk justifikohet me burim të ligjshme, por edhe produkt i pazareve me vendimet në drejtës, do të konfirmohet dhe do t’u kthehet shqiptarëve, në bazë të ligjit anti-mafia.
Akuzat për Alaudin Malajn
“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Alaudin Malaj, me funksion gjyqtar, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë. Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro dhe për rrjedhojë subjekti Alaudin Malaj është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal. ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm të subjektit Alaudin Malaj, pasi të dhënat e institucioneve shtetërore ngrenë dyshime të forta për injektim parash të “pista” nga subjekti nëpërmjet skemës së krijimit të bizneseve të ndërtimit në emër të familjarëve të tij, kalimin e aseteve, vlerave monetare dhe aksioneve te subjekti nëpërmjet kontratave fiktive të huave e të dhurimit, e më pas shitjen dhe riinvestimin e tyre nga subjekti në aktivitete brenda dhe jashtë vendit. Subjekti Alaudin Malaj në vitin 2003, në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 pasuria e subjektit ka arritur gjithsej në shumën rreth 1,7 milion euro”.
Akuzat për Gjin Gjonin
1- Falsifikim i kontratës Nr.384 rep, Nr.139 kol, të dt.20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k, të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.
2- Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumentave të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.
3- Falsifikim i kontratave të huasë të dt.17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt.22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).
4- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).
5- Falsifikim të deklaratave No.2604 Reg. dhe No.2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Werner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.
6- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Werner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.
7- Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr.1416 Rep, Nr.167 Kol, dt.24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.
8- Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.
9- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.
10- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.
11- Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.
12- Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara nga shitja e automjetit të deklaruar në pronësi të vëllait.
13- Falsifikim dokumentash dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt.20.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt.23.04.2010, pra tre ditë më vonë.
14- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.
15- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.
16- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.
17- Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.
18- Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi. /Pamfleti