Guvernatori i Kalifornisë, kërkoi dje asistencë nga Uashingtoni pasi qindra zjarrfikës vazhdojnë të përpiqen të fikin një prej zjarreve më të mëdhenj që ka prekur këtë shtet amerikan.
“Të luftosh këto flakë të pamëshirshme kërkohet një përpjekje gjigante”, thotë Jerry Brown në kërkesën e tij që i drejtohet Shtëpisë së Bardhë pasi vizitoi zonat e prekura nga zjarret.
“Asistenca federale shtesë kërkohet menjëherë për të reduktuar kërcënimin e drejtpërdrejtë ndaj shëndetit dhe sigurisë publike”, thekson ai.
Zjarrëfikësit por përpiqen prej disa javësh të përmbajnë 17 zjarre të mëdha që deri tani kanë vrarë të paktën tetë persona.
Ky është zjarri i gjashtë më i madh në historinë e Kalifornisë, sipas medias amerikane.
Më shumë se 12 000 godina janë të kërcënuara dhe 18 000 rezidentë janë evakuar. /atsh