Papërgjegjshmëria e pronarëve të lokaleve dhe hoteleve në jug të vendit vijon të tronditë pushuesit e mbërritur në këto zona për të kaluar pushimet. Ndërsa sezonit i kanë mbetur edhe pak ditë për të pritur turistë dhe pushues të cilët duket se janë të paktë, pronarët po nxitojnë të nxjerrin të ardhurat e tyre duke vendosur çmime të “frikshme” në faturat e lëshuara.
Janë me dhjetëra qytetarë të cilët denoncojnë çmimet e larta të cilat tejkalojnë çdo logjikë biznesi. Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, çmimi i një pije freskuese kanaçe që në dyqan kushton 60 lek ose në lokal në bllok 150 lek, në Butrint kushton 350 lek. Çmimet e larta kanë irrituar jo pak qytetarët të cilët kanë preferuar që të shikojnë alternativa të reja duke shmangur jugun tonë./korrieri