Ndërsa shumë qytetarë kanë nisur tashmë pushimet, për stafin mjekësor të qendrave shëndetësore verore kulmon puna.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Shëngjin, një prej plazheve më të populluar, qendra shëndetësore është e hapur 24/7 për pushuesit.
Në të gjithë vendin janë në dispozicion 26 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbim të pandërprerë në zonat turistike. /atsh