NGJARJE TRAGJIKE
Selenice, 24 vjeçari vret 8 persona në Resulaj, FNSH – RENEA rrethojnë zonën
Masakër me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona, anëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis, janë qëlluar për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë. Dy nga viktimat mësohet se janë fëmijë. Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. RENEA, FNSH, DELTA FORCE kanë blinduar fshatin.
Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital. Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë. (Ne foto autori)