Loading...

“Sa me naze kërcen plaka!” deputetet e LSI-së ia marrin valles në Jalë

Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim i janë bashkuar të rinjve në kampin e LRI-së që ngrihet çdo vit në Jalë.

Vallen me të rinjtë e kanë marrë deputetet Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi si dhe Kejdi Mehmetaj por dhe Endrit Braimllari.

Dje në një mesazh përshëndetës Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thumboi kryeministrin Rama dhe socialistët të cilët edhe pse huazuan traditen me FRESSH nuk munden te “kopjojne dot aksionin dhe motivimin.

Postimi i Kryemadhit ne facebook

Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes. Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për t’i ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë.

Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme i uroj LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin./oranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com