Pothuajse një dyqan i tërë me rroba të falsifikuara janë bllokuar në doganën e Kakavijës.
Doganierët grekë sekuestruan mallra të falsifikuara, të cilat do të hynin në Shqipëri për tregun vendas.
Plot 62 mijë të brendshme meshkujsh janë bllokuar si mallra jo origjinale.
Sipas shtypit grek, rrobat false i përkasin firmave të ndryshme, si Adidas, Calvin Klein, Versace dhe Dolce and Gabbana.
Autoritetet doganore greke zbuluan se marrësi i porosisë është një person në Shqipëri, i cili do t’i hidhte rrobat në shitje në tregun shqiptar.
Për këtë rast, zyra doganore do të kontaktojë me kompanitë e sipërpërmendura për mallrat e falsifikuara që mbajnë emrat e tyre, për të proceduar me shkatërrimin e tyre ose jo.
Në doganën e Kakavijës janë sekuestruar gjithashtu edhe mallra të tjera të përbëra nga një material i ndaluar, që ka rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin. /tvklan