Loading...

Rrihet me dorezë hekuri ish-nënkryetari i FRESSH: Ndërhyra për të shpëtuar një vajzë /Foto

Ish-nënkryetari i FRESSH, Juxhin Çela eshte dhunuar barbarisht pas një konflikti me një grup të rinjsh, pasi kishte ndërhyrë për ti dhënë ndihmë një gruaje që po dhunohej. Ai thuhet se është goditur nga agresorët me një dorezë hekuri dhe ka përfunduar në spital, me hematoma të theksuara.

Ndër të tjera ai thotë:

“Dje pak para mesnate shikoj nje grua ne moshe qe po konfliktohej me nje grup te rinjsh te cilet e rrezuan ne toke pas perplasjes verbale, instiktivisht sapo perballem me kete skene perpara meje menjehere vrapoj per te ndihmuar gruan ne nevoje dhe ndare palet e perfshira ne konflikt, por nje i mitur shqiptar aty kishte doreze hekuri dhe me goditi.

Ndjej se bera aktin e duhur pertej se familjet qe nuk edukojne femijet e tyre me vlerat bazike per te jetuar ne komunitet jane nje realitet dhe kjo do me sjelli 10 dite me regjim shtrati.

Kete sqarim e bej per te shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo qe me ka uruar sherim”, thotë Çela.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com