Loading...

Rrëshqitje te “Rana e Hedhun”, aktivitete sportive në plazhin e mrekullueshëm

Jo vetëm pushime pranë detit të Shëngjinit por edhe aktivitete sportive dhe zbavitëse për turistët.

Rana e Hedhun është kthyer në një pikë takimi për pushuesit e Shëngjinit, në një aktivitet sa zbavitës aq edhe sportiv.

Kështu, për të dytin vit radhazi,  Bashkia Lezhë organizoi aktivitetin rrëshqitje pranë ”Ranës së Hedhun” ku të shumtë ishin pushuesit që përfituan të bëheshin pjesë e këtij sporti.

Specialistët e sportit dhe të turizmit në bashkinë e Lezhës shfrytëzuan potencialin e zonës për aktivitete plot adrenaline por edhe promovimin e  turizmit.

Plazhi i mrekullueshëm, Rana e Hedhun, është i mbrojtur mirë nga erërat e asaj zone ndërsa pushuesit e zgjedhin për qetësinë që ofron, mungesën e ndërtimeve por edhe për pastërtinë e rërës dhe ujit.

Ky plazh është quajtur kështu për shkak të peizazhit të tij me kodra të larta me pamje nga deti dhe të mbuluara me rërë. Sporti më i praktikuar? Rrëshqitni në dunat e rërës!

Ky plazh është përzgjedhur edhe nga revista italiane ”greenMe”, si një prej plazheve më të bukura që nuk duhet lënë pa u vizituar. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com