Loading...

Rrënjët e dhunës në familje!

Nga Arben Duka
Një orë në podium,
ministrja u lodh,
po nuk na tha dot:
“Dhuna përse ndodh?!”

Dhuna në familje,
për atë po flas,
dhe disa arsye,
do rendis më pas .

Dhuna në familje,
në shumë forma shfaqet,
them se varfëria,
është shkak mbi gjithë shkaqet!

Gjiria s’mjaftohet,
me rrahjen dhe drurin,
se burri vret gruan,
dhe gruaja burrin!

Dhuna në familje,
ka forma të rënda,
kur rrihen -pa turp,
babai edhe nëna!

Shpesh rrahja s’mjafton,
nga këta barbarë,
se këtu dhe prindërit,
pa mëshirë janë vrarë!

Ata që dhunojnë,
s’kanë shkollë e kulturë,
një i kulturuar,
krime nuk bën kurrë!

Në këto përmasa,
s’do të ishte krimi,
nëse kaq përtokë,
s’do qe edukimi!

Dhuna në familje,
që të gjithë e themi,
është një plagë e hapur,
e këtij sistemi!

Një faktor i fortë,
me sistemin doli,
me lodrat e fatit,
droga dhe alkooli!

Thamë se kryesorja,
ishte varfëria,
pastaj injoranca,
edhe xhelozia!

Për të prerë rrënjët,
mëndja na gënjen,
sepse ky sistem,
krimin e ushqen!

Atë e ushqejnë,
streset dhe zhgënjimet,
jo veç në familje,
por të gjitha krimet!

E kam thënë shpesh herë,
në vargjet e mia,
se krimin e nxit,
dhe papunësia!

Nëse asnjë lekë,
nuk do shpiesh ti,
sherr e shamata,
do kesh në shtëpi!

Zakonisht me sherr,
na fillon “muzika”,
pastaj hyn në lojë,
spata edhe thika!

Krimi në familje,
me gjak e horror,
është një fenomen,
mbarë botëror!

Krimin në familje,
e vuan gjithë Bota,
në vendet si ne,
ka rrënjë më té forta!

Folëm veç për krime,
vrasje e skandale,
po në shumë familje,
ka dhunë verbale!

Kur çifti pa fund,
me debate plekset,
dhuna këtu ndodh,
nga të dyja sekset!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com