Romana Vlahutin ka reaguar në një kohë kur po flitet se reforma në drejtësi është një investim i Soros dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Ambasadorja e BE-së e cila është në prag largimi, u nderua me titullin e “Qytetares së Nderit në Vlorë” ditën e sotme, ka deklaruar se reforma nuk zhbëhet.
“Mendoj që e kam lënë në vijën e moskthimit, kjo ka qenë një reformë kushtetuese, tani është një realitet. Ajo çfarë është bërë në pak vite në këtë vend, në vendet e tjera është dashur dekada të arrihet. Ky është investim për të ardhmen. Di të them që askush nuk mund të zhbëjë Reformën në Drejtësi.”