Loading...

“Rilindja” u “hap sytë” të verbërve, u merr taksën e televizorit, të paktën nuk ua shikojnë fytyrën qeveritarëve

Punonjësja e OSHEE, u përgjigj: – Nuk e shikon si televizor, por e dëgjon si radio”

“Rilindja” u “hap sytë” të verbërve, u merr taksën e televizorit, të paktën nuk u shikojnë fytyrën

Qeveria “rilindja”, vazhdon të rrjep me taksa edhe të verbërit, duke i detyruar të paguajnë tarifa edhe për shërbime, të cilat paaftësia fizike nuk ua lejon t’i përdorin, megjithëse me Udhëzim Nr. 1, datë 08.01.2003 të Ministrisë së Financave, të verbërit janë të përjashtuar nga pagesa e taksave dhe tarifave qendrore e lokale, të çdo lloji.

Bëhet fjalë, për tarifën mujore “taksë televizori”, të cilën qeveria ua dërgon në faturën e OSHEE edhe të verbërve, pavarësisht se ata nuk shikojnë dot televizor dhe kush nuk paguan, OSHEE e di se si vepron.

Kjo histori po vazhdon prej vitesh, shoqata e të verbërve i ka dërguar 10 ditë më parë qeverisë, një ankesë tjetër, se përse të verbërit duhet të paguajnë taksë mujore televizori, së pari sespe nuk shikojnë dot televizor dhe së dyti, sespe e ndalon ligji.

Mirëpo, “rilindja” magjistare, mendon se me arritjet e saj, “u ka hapur edhe sytë të verbërve” dhe, e vazhdon u dërgon taksën mujore të televizorit, pavarësisht se ata ndeshen me punonjësit e OSHEE, por ja që urdhëri nga ministria “Ahmetaj” është që kjo takes, të paguhet nga çdo person, familje dhe biznes që ka kontratë me OSHEE.

Por të paktën, të verbërit kanë një “privilegj”, mbasi nuk u shikojnë fytyrën qeveritarëve, që dalin përditë në televizor e tallen me shqiptarët, duke u premtuar në çdo muaj, premtimet që u kanë bërë 5, 10, 15 e 25 vite më parë.

Pas ankesës së një invalidi të verbër, “PAMFLETI” komunikoi me Zyrën e Kujdesit ndaj Klientit në OSHEE dhe pyetjes tonë: – Përse i verbëri, duhet të paguajë taksë televizori kur nuk e shikon dot televiziorin, punonjësja e OSHHE, iu përgjigj: – Nuk e shikon si figurë, por e dëgjon si radio, kështu është urdhëri nga qeveria”!/Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com