Loading...

RIGA – Estonia krijon forca komando kibernetike

Estonia ka krijuar forca komando kibernetike për t’u mbrojtur nga sulmet në internet, konfirmoi sot ushtria e këtij vendi nga kryeqyteti Talin.

“Estonia është një shtet kibernetik dhe kjo do të thotë se duhet të mbrojmë sistemin e sigurisë kibernetike në fushën civile dhe ushtarake”, tha ministri i Mbrojtjes, Juri Luik, duke shtuar se çdo luftë konvencionale e ditëve të sotme ka një aspekt kibernetik.

Kjo forcë komando përbëhet nga rreth 300 ushtarë dhe pritet të jetë plotësisht operacionale duke filluar nga viti 2023.

Ky shtet i vogël baltik u godit nga një sulm kibernetik në shkallë kombëtare në vitin 2007.

Vendi, një lider në fushën e dixhitalizimit, ekspozoi dobësitë e tij, ku reklamat në internet u zhdukën për disa ditë, madje edhe qeveria, media dhe ekonomia u prekën nga ky sulm.

Që nga kjo kohë, Estonai ka ndërmarrë masa për t’u mbrojtur nga sulme të ngjashme.

Qendra e Ekselencës e Mbrojtjes Kibernetike e NATO-s ka selinë qendrore në Talin që prej vitit 2008. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com