Loading...

Rezultonte paprecedent, zbulohet e shkuara në Greqi e autorit të masakrës në Selenicë

Ritvan Zykaj nuk ishte një emër i njohur për policinë deri në ngjarjen e rëndë në fsjatin Resulaj. Por në fakt 24-vjeçari rezulton me precendent në Greqi.

Ndonëse banorët e Selenicës e përshkruanin Ritvanin si person problematik, madje disa të tjerë shpreheshin se ai qëllonte edhe me armë, nga ana e Policisë nuk rezulton që ai të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë.

“Mund të ketë qenë i shoqëruar, por asnjëherë në hetim apo i ndaluar nga ana e Policisë”, u shpreh një burim nga Policia e Vlorës për “Panorama”.Ndërsa e vetmja shkelje që ka kryer, rezulton në shtetin grek.

Mësohet se në maj të vitit 2013, autoritetet greke e kanë kthyer në Shqipëri, duke i ndaluar futjen në territorin e Greqisë, pasi kishte thyer lejen e qëndrimit.

Por Ritvani kishte tentuar të udhëtonte sërish drejt Greqisë dhjetorin e po atij viti dhe ishte kthyer mbrapsht nga pala greke.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com