Kryeministri Edi Rama ka thirrur ne kete fund gushti ne mbledhje ministrat e tij në një takim informal analize të 300- ditëshit të parë të mandatit të dytë të tij në vilat qeveritare në Vlorë.
Të hënën, ministrat dhe stafet e tyre u kthyen në punë pas pushimeve gati dyjavore. Një vit më parë, pas shpalljes së kabinetit të ri, Kryeministri zhvilloi dy takime të tilla në Llogara dhe në Shëngjin, pak ditë më vonë.
Takimet i shërbyen hartimit të prioriteteve të qeverisë dhe programit qeverisës, që u prezantua nga Kryeministri me nisjen nga puna të Parlamentit të ri.
Në vitin e parë qeverisës, Kryeministri vijoi punën e tij me të njëjtin kabinet, pa bërë asnjë ndryshim ministrash.