Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur javën duke publikuar një projekt që ëshë pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, Kryeministri shkruan se, puna për ndërtimin e këtij segmenti në pjesën lindore të kryeqytetit do të nisë në vjeshtë.
Por, shumë qytetarë i kujtojnë Ramës që të luftojë korrupsionin, ndërsa njëri thotë se ndonjë ditë do të paraqesë në Facebook planin për ndërtimin e ndonjë rruge për në Hënë.
Mesazhi i Rames
MIRËMËNGJES dhe me këtë shfaqje të projektit të Unazës së Madhe lindore të Tiranës nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, për të kaluar deri në Farkë ku bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan (aks me standardet e kategorisë A urbane, përfshirë veprat e artit, ura, mbikalime, nënkalime, kryqëzime), duke ju informuar se kontratat mbyllen e puna nis këtë vjeshte, ju uroj një javë të mbarë.