Loading...

Rama i jep me “koncesion” Bashës dhe Berishës gjysmën e SPAK, një “kamerdare” shpëtimi nga burgu. Meta e Monika rrezikojnë

Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha pa përjashtuar dhe Metën kanë qënë gjithnjë në sinkron për të demotivuar reformën në drejtësi dhe për të mos e zbatuar asnjëherë atë.

Shkaku i vetëm që janë përfshirë gjithë kupola politike kundër kësaj reforme dhe zbatimit të drejtësisë së re, është se janë të gjithë të zhytur deri në grykë në abuzime, trafiqe dhe krim.

Pa asnjë përjashtim, që nga Berisha, duke vijuar me Bashën e Monikën, Ramën vetë dhe mbi të gjitha Ilir Metën tashmë si President, janë kontigjent për të qënë ata në bankën e të akuzuarve si “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare.

Kështu që duke ndarë “thela” të institucioneve zbatuese të kësaj reforme mes njëri tjetrit, kupola politike ka vendosur që të dominojë strukturat e zbatimit të reformës në drejtësi me përfaqësuesit e vet.

Një skenar që do të shërbejë më së miri si “jelek antiplumb” ndaj goditjeve të drejtësisë për shkak të akuzave që rëndojnë mbi Berishën, Metën, Bashën, Monikën dhe Ramën.

Dhe presioni ndaj njëri tjetrit për kalimin në Vetting të prokurorëve dhe gjyqtarëve pikërisht dominimin e SPAK ka pasur në vetëvete, pasi asnjëri prej liderëve politikë shqiptarë nuk është i interesuar për të pasur një drejtësi reale dhe të ndershme.

Edi Rama është akuzuar se ka ndikim mbi komisionet e Vettingut për të kaluar prokurorët dhe gjyqtarët që dëshiron ai, që më pas të ndikojnë në vendimet e SPAK kur të jenë anëtarë të tij.

Për këtë arsye nuk ka kaluar pa debate kalimi i Vettingut nga ana e Ardian Dvoranit, pavarësisht se kishte shumë probleme me pasurinë. Por dhe të tjerëve dhe opozita e ka akuzuar çdo ditëRamën për Dvoranin dhe gjyqtarët e tjerë, të cilësuar si përkrahës të kryeministrit.

Por Edi Rama ka ‘menduar’ dhe për Berishën dhe Bashën. Kështu, në mënyrë të papritur ka kaluar vettingun numri dy i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Gentian Osmani, prokurori që ka çështjen “Tahiri” dhe për më tepër një kamikaz i Berishës.

Po ashtu në mënyrë po të papritur është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj, dhe kjo e “Tahirit” e kamikaze e Berishës, i cila gjithsesi emërtesën e ka në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pra përmes Arta Markut, kryeministri Rama vendos në krye të akuzës në Tiranë prokuroren e Berishës, duke dhënë sinjal se kalimin e Vettingut e ka të garantuar.Shtuar këtu dhe prokurorin tjetër të Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, një ithtar i hershëm i Berishës, bëhen tre prokurorë të Berishës që kalojnë Vettingun.

Dikush mund të thotë se ku qëndron rreziku këtu?

E vërteta e kulluar është se Prokurorët e Krimeve tëRënda që kalojnë Vettingun, janë automatikisht anëtarë të SPAK. Dhe të tre këto prokurorë të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, Elizabeta Imeraj dhe Besnik Muçi janë automatikisht anëtar të SPAK, strukturë që gjithsej do të kjetë 10 prokurorë dhe gjyqtarë.

Pa përjashtuar që anëtar i SPAK mund të jenë dhe dy gjyqtarë dhe prokurorë të tjetë të Berishës e Bashës, atëherë ata kanë ndarë me Ramën këtë institucion që ka për detyrë të arrestojë “peshqit e mëdhenj” në mënyrë të barabartë.

Vendimet që do të merren pas këtij konfigurimi të SPAK merren me mend vetë nga të gjithë shqiptarët. Për pasojë asnjë prej kupolës politike kriminale nuk do ta shohë derën e burgut.

Ndoshta mund të“sakrifikojnë” Metën dhe Monikën, po nuk arritën ndonjë kompromis me Ramën. Dhe për rrjedhojëmund të jetë të destinuar të shkojnë në burgun e ri të ndërtuar me fondet e BE, në Reç të Shkodrës. Duke u bërë kontigjeti i parë i “peshqve të mëdhenj” që shkon në burg./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com