Loading...

Radhime/ Aksidentohet me shtyllën lë Orikumin pa drita. Nuk dihet fati i autorit.

OSHEE-ja njofton një pjesë e Orikumit ka mbetur pa drita mëngjesin e sotshëm si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Radhimë. Deri tani nuk dihet në ka viktima, sepse mjeti që ka goditur dhe ka rrëzuar një shtyllë elektrike është gjetur bosh.

OSHEE-ja tha se: ”Rreth orës 6:00, një makinë goditi shtyllën e tensionit te mesëm, pjesë e fiderit 3, në Rradhimë të Vlorës, ç’ka bëri që të mbetet pa energji një pjesë e Orikumit. Sikurse shihet përmes fotove, dëmet kanë qënë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes se tij. Punonjësit e OSHEE-së nuk kanë gjetur njeri në makinë.

OSHEE-ja e Vlorës mori masat për riparimin e dëmit dhe aktualisht zona e Orikumit po furnizohet me energji elektrike.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com