Në atë qytet ka lindur një prej mendimtarëve më të shquar shqiptar, Faik Konica. Por, kolonjarët janë sot një prej qyteteve model sa i takon shlyerjes së faturave. Rrjeti i amortizuar prej kohësh ka lënë në thatësirë pjesën më të madhe të zonës por kjo nuk ka ndikuar në ndërgjegjen e qytetarëve.
Juristi i zyrës së ujësjellësit në Ersekë, Toni Pashku shprehet se 96% e abonentëve kanë qëndruar korrekt në shlyerjen e faturave pavarësisht shërbimeve të munguara dhe vështirësive ekonomike.
“Kolonja ka probleme me papunësinë por sërish kolonjarët kanë qenë të rregullt në pagesën e ujit gjithmonë” thotë ai. Për banorët e rrethit të Kolonjës e ardhura e vetme janë bimët medicinale dhe emigracioni.