Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:00, është sulmuar me breshëri automatiku shtëpia e gazetares Klodiana Lala.
Mësohet se breshëria e plumbave eshtë derdhur në shtëpinë e babait të saj, ku ndodheshin brenda familjarët e gazetares, vëllai, babai dhe dy fëmijët e Klodiana Lalës.
Burime zyrtare nga policia thanë se është rrethuar zona, është bërë identifikimi i autorëve dhe është marrë në mbrotje gazetarja.
Mësohet se shtëpia e babait të gazetares Lala, është shpesh edhe strehë e saj, ku ajo lë fëmijët dhe kalon një pjesë të madhe të kohës.
Mësohet se ajo në atë orë nuk ndodhej në shtepinë e babait të saj, ndërsa mësohet se plumbat kanë goditur muret dhe derën e shtëpisë./korrieri