Lajme jo të mira vijnë nga sinoptikanët për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë fund gushti dhe kryesisht për fundjavën. Duke nisur nga dita e nesërme do të kemi ndryshime temperaturash si dhe reshje shiu. Sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu gjatë dy ditëve të ardhshme.
Ja parashikimi i METEOALB/ MOTI FUNDJAVA: sot dhe nesër, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në pjesën e dytë të ditës kur priten shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër. Dita e diel sjell fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin Jugperëndimor i cili do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në Qendër dhe zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të henën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë territorin duke bërë që vlerat ekstremale në rang Shqipërie të luhaten nga 9 në 31°C.