Nuk mundi t’ja dalë dot, mbyll sytë pergjithmone 33-vjeçari që u përplas nga një makinë paraditen e së dielës në aksin Krahës – Tepelenë, pranë fshatit Qesarat.
Ka ndërruar jetë në spital Ervis Taka nga Saranda, i cili u dërgua në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë. Ai kishte pesuar plagë të shumta në kokë dhe bark, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e Gjirokastrës, por nuk ia doli.
33-vjeçari nga Saranda jetonte prej kohësh në Tiranë, ku edhe ushtronte profesionin e tij si arkitekt. Nga ana tjetër ishte i apasionuar pas motorave dhe aksidentin fatal që i mori jetën e bëri pikërisht me një motoçikletë.
Sipas policisë së Gjirokastrës, automjeti tip ‘Renault’, me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, u përplas me motoçikletën me targa AN 093, e cila drejtohej nga 33-vjeçari Ervis Taka. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.