Loading...

Punonjësi i sigurisë dhunoi udhëtarët me tabela sinjalistike, flet italiani pas tmerrit në Portin e Durrësit: Do ta padisim kompaninë GNV!

Pas ngjarjes së papreçedentë të ndodhur dje në portin e Durrësit, ku dhjetëra pasagjerë të linjës Bari-Durrës kanë qëndruar me orë të tëra në pritje të tragetit të kompanisë GNV dhe askush nuk u kthente përgjigje për vonesën, pasagjeri italian Enzo Ricco ka zbuluar për Faxnews, edhe tmerret që ka përjetuar.

Në lidhje me Skype, Ricco zbulon edhe sesi nisi sherri  që bëri bujë në të gjitha mediat, ku udhëtarët u përplasën me personelin e sigurisë së GNV.

Siç rrëfen ai, udhëtarët pas pritjes së gjatë në temperatura të larta, nuk patën asnjë informacion nga ana e personelit të kompanisë GNV.

Ricco zbulon se vonesat dhe kaosi kishin mbi tre ditë që shoqëronin kompaninë GNV, jo vetëm në portin e Durrësit, por edhe në Bari, dhe pa informuar udhëtarët që diçka e tillë do të ndodhte.

Ishte diçka që nuk shkonte. Askush nuk po na jepte informacion se çfarë po ndodhte. Na dërguan në një anije tjetër dhe më pas na zbritën dhe informacionet mungonin.

 Kemi kërkuar informacione te kompania GNV dhe na thanë që anija do të nisesj normalisht. Kishte familje me fëmijë dhe të moshuar dhe ne kërkonim informacione. Dhe në pyetjet tona mjaft miqësore, kishte  reagim të ashpër dhe ofendime nga ana rojeve të sigurisë.

Na thanë që kjo vonesë vijon prej tre ditësh, që nga Bari dhe në Durrës, dihej që anijet nuk mund të niseshin dot në orar”, u shpreh ai për Faxnews.

Duke komentuar  edhe incidentin, që qarkulloi përmes një video në rrjetet sociale, ai u shpreh se e gjitha ngjarja nisi si pasojë e ofendimëve nga ana e personelit të sigurisë së kompanisë GNV, të cilët nuk morën parasysh se mes të prezentëve kishte fëmijë, gra dhe të moshuar.

Pasgjerët nuk thanë asnjë fjalë ngacmuese. Rojet e sigurisë filluan të flisnin me fjalë të pisëta dhe të na kërcënonin. Një roje mori sinjalistikat dhe filloi të na gjuajë. Pas incidentit filluan të silleshin mirë ushqimet dhe pijet ishin falas. Një pasagjer që u konfliktua u thirr nga stafi i anijes” u shpreh ai.

Pavarësisht se ngjarja zgjati mbi 35 minuta, policia siç zbulon Ricco ndërhyri me vonesë.

Policia erdhi me vonesë, kërkuam ndërhyrjen e policisë që nga fillimi por ata erdhën me vonesë. E gjithë sherri ka zgjatur 35 minuta, më pas policia ka ardhur me vonesë. Është e panejoshme që të ndodhte diçka të tillë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, shtetasi italian zbulon se nuk do të mungojë një padi kundrejt kompanisë GNV, e cila tentoi edhe t’ia hedhë fajin shqiptarëve për incidentin, ku në fakt ishte përgjegjësi e personelit.

Të gjithë personat që kemi njohur këtu ishin shumë të komunikushëm, kjo ishte e panevojshme.Kjo nuk kjo ka lidhje me Shqipërinë. Kompania tentoi t’ia hedhi fajin shqiptarëve nuk është e vërtetë. Do ta padisim kompaninë GNV”, tha Enzo Ricco./faxnews

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com