Një helikopter u rrëzua ditën e sotme në një prej lagjeve të qytetit të Korçës.
Mjeti fluturues privat ishte faturuar nga një i ri, i cili do të merrte nusen dhe të dy do të kremtonin ceremoninë martesore.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka dhënë detaje. Mësohet se në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin A.L dhe pasagjer shtetasin G.H.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit.
Nga vendi i ngjarjes mësohet se helikopteri është përplasur me një pemë gjatë momentit që piloti ka tentuar të bëjë uljen, e për pasojë është rrëzuar.