Loading...

Prokuroria bën gati një superdosje për një zyrtar të lartë të qeverisë, një ministër pritet të bie në pranga

Burime të rezervuara nga organi i hetimit flasin që brenda dhjetorit do të dalë një dosje përvëluese, ku flitet për një anëtar kabineti aktual, pra ministër.

Krimet e Rënda po punojnë intensivisht por pa u ndikuar nga zhvillimet politike, ku nga njëra anë kryeministri ka shpallë se do të kryejë ndryshime në kabinet por edhe opozita ka deklaruar se do të fillojë një stinë të madhe protestash.

Nuk dihet nëse ky fakt ka rënë në duart e kryeministrit që mund të bëjë ndryshimet përpara se të nisë hetimi i prokurorisë, por realisht ka gjasa që situate të jetë shpërthyese si me rastin e Saimir Tahirit një vit më parë.

Ndërkaq, ambasada amerikane ka bërë thirrje për aplikimin e kandidatëve të pastër për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ambasadori amerikan foli për “një gjyqtar të ndershëm nga gjykatat e apelit”.

Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së hap rrugën më pas për të startuar SPAK apo Prokuroria Speciale, e cila do të marrë kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ambasada amerikane dje u ka bërë thirrje sot të gjithë gjytarëve që kalojnë vetingun të aplikojnë për vendet vakante.

 “Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni”, thuhet në thirrjen e ambasadës amerikane./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com