SARANDE – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është sot i pranishëm në qytetin bregdetar të Sarandës.
Ai i uroi “mirëmëngjes” shqiptarëve nga një pishinë, pas notit zhytur. “Mirëmëngjes nga gjiri i Bukenvileve në Sarandë, një eksperiencë e jashtëzakonshme,” shprehet ai.
Ditën e djeshme kreu i shtetit, ndodhej për vizitë në Konispol ku dhe u takua me disa turistë italianë.
Këta të fundit zgjodhën Konispolin me bukuri natyrore për të kaluar disa ditë pushimi.
Sipas Metës, turistët italianë kishin hasur mikpritjen tradicionale nga qytetarët e Konispolit.
BalkanWeb
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/526023211188769/?t=0