Loading...

Prag zgjedhjesh/ PD-LSI drejt divorcit, aleatja e Bashës në koalicion paketë me kushte Ramës për reformën në drejtësi. Tenton ‘pjatën’ e Kryeministrit

Thellohen përplasjet brenda kampit opozitar

Aksioni politik i shtatorit dhe ngërçi i reformës në drejtësi ka thelluar përplasjet brenda kampit opozitar, PD-LSI. Por pak ditë më parë Partia Demokratike i propozoi Ramës 7 kushte për konsensusin e reformës në drejtësi. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga aleatja e PD në koalicion, e cila u distancua nga kushtet e vendosura nga selia blu dhe se LSI po mendon që të dal me një paketë më vete me kushte për qeverinë.

Partia e Monës ka nisur hartimin e paketës së reformës dhe pritet t’ia servir në pjatë Edi Ramës. Këtë gjë e konfirmoi edhe Ylli Manjani dy ditë më parë ku u shpreh se:

“Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa. Në qoftë se nuk shfaqesh dot si një alternativë më e mirë se kjo që është koston e merr ti

Detyra jonë e të gjithëve bashkë është ta shfaqim veten si një alternativë dhe për t’i treguar këtyre që ne jemi më të mirë se ju, se dimë të qeverisim me mirë, se dimë të qeverisim pa koncesione, se na vjen keq më shumë sesa ty për fshatarët edhe për fuqinë punëtore të vendit, sepse ne nuk jemi agjenci punësimi por jemi alternativa ekonomike me taksa më të ulëta”, tha ai.

Një mesazh ky që tregon se marrëdhëniet mes dy forcave opozitare nuk janë në të njëjtën frymë, pasi të dyja forcat po ecin me axhenda të ndara sa i takon bashkëpunimit.

Opozita në sulm ndaj reformës në drejtësi

Fronti opozitar duket se është hedhur në sulm ndaj reformës në drejtësi. Kjo për faktin se të dyja forcat opozitare si Partia Demokratike, ashtu dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po i ushtrojnë presion kryeministrit Rama se e vetmja mënyrë për të dhënë konsensus në zbatimin e reformës në drejtësi, është që ky i fundit të pranojë kushtet e vendosura prej këtyre dy forcave. Por ndonëse LSI nuk e ka paraqitur akoma platformën e saj, PD ka kërkuar që të ribëhet edhe njëherë nga e para reforma si dhe të shkarkohet nga detyra kryeprokurorja Arta Marku. Por edhe pse kryeministri Edi Rama deri më tani akoma nuk e ka dhënë një qëndrim përfundimtar nëse do i pranojë apo jo kushtet e propozuara nga PD, LSI po përpiqet që të shpalosë edhe ajo platformën e saj.

Sipas ”SOT”, ky veprim që LSI ka ndërmarrë duket se ka shqetësuar demokratët. Sipas informacioneve të gazetës demokratët e rreshtuar krah Bashës janë shprehur të shqetësuar sa i takon veprimeve dhe deklaratave të bëra nga LSI. Madje, ata kanë shprehur rezerva edhe sa i takon përgatitjeve të LSI për protesta në shtator. Sipas tyre, akoma nuk ka një udhëzim për tu përgatitur për protesta dhe nëse do të ketë atë vendim duhet ta japë kreu demokrat dhe jo Kryemadhi. Detaje që po tregojnë se marrëdhëniet Basha-Kryemadhi janë acaruar pas përfundimit të legjislaturës së parë parlamentare./pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com