Loading...

Po i iknin policisë se kishin armë, shkatërrohen dy makinat në Tiranë

Kishin armë në makinë dhe u përpoqën t’i shpëtonin policisë, por disa të rinj në kryeqytet e kanë pësuar duke bërë aksident.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në vendin e njohur si “kthesa e burgut”, pranë zonës së ish-trenit. Nga pamjet e publikuara duken dy makina që kanë pësuar dëmtime të rënda.

Panorama shkruan se një nga automjetet ndiqej nga Policia kur është përplasur me një tjetër makinë. Dyshohet se arsyeja ishte se personat që ndodheshin në të kishin armë në makinë.

Ambulanca dhe forca të shumta policia janë në vendngjarje. Një grua është parë të futej në ambulancë. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se gjendja e saj nuk dukej e rëndë.

Ndërkohë thuhet se janë shoqëruar në polici disa persona.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com