Loading...

Plaçkitën dhjetëra apartamente dhe dyqane në Itali, merret vendimi për bandën kriminale të ‘Drakula’-s shqiptar

Kanë dalë para drejtësisë, anëtarët e bandës së hajdutëve të cilët plaçkitën disa apartamente në Piacenza, Podenzano dhe Rivergaro gjatë viteve 2015 – 2017. Banda e profesionistëve u shkatërrua nga policia italiane gjatë muajit mars.  Policia gjatë hetimi i kishte cilësuar profesionistë për faktin që dinin të lëviznin pa rënë fare në sy, me celularë të fikur, ndërrime makinash madje edhe me njëri-tjetrin komunikonin me radio marrëse.

Siç shkruajnë mediat italiane kreu i bandës, quhej Drakula ndërsa anëtarët e tjerë Vampirë. Drakula është i identifikuar si shtetasi shqiptar, Shkëlzen Avrami 33 vjeç,  me shumë precedentë penalë.

Banda  me 10 anëtarë kishte arritur “të pastronte”  disa shtëpi nga bizhuteritë, pikturat, paratë dhe çdo gjë tjetër me vlerë. Të përfshirë në bandë ishin dy shtetas italiane, një rumun dhe 7 shqiptarë. Gjashtë prej tyre janë lënë në burg që në momentin e arrestimit, dy persona me arrest shtëpie ndërsa dy italianët të cilët gjenin magazinat për mallin e vjedhur janë proceduar penalisht.

Përpara trupës gjykues 8 prej tyre kanë kërkuar të përfitojnë një gjykim të shkurtuar, e cila është kundërshtuar nga prokurori i çështjes Antonio Colonna.  Vetëm dy anëtarët e bandës të arrestuar në flagrancë  do t’i duhet të përballen me akuzën e vjedhjeve të rënda, ndërsa të  tjerët duhet të presin seancën tjetër të gjyqit që do të zhvillohet në tetor.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com