Loading...

PD: Vetingu po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Partia Demokratike shprehu sot shqetësimin se Vetingu është shndërruar në një proces që nuk pastron Pallatin e Drejtësisë, por mban në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar.

Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu referua rastit të Brikena Ukperaj, gjyqtare e Apelit në Vlorë, si një nga rastet kur Vetingu ka vepruar me dy standarde, duke ligjëruar pasuri të pajustifikuara të gjyqtares Ukperaj.

“Mosjustifikimi dhe mungesa e një hetimi të thelluar nga organet e Vetingut për një shtëpi në emër të bashkëshortit; problemet për blerjen e një automjeti, për të cilin organet e Vetingut nuk hetuan me vëmendje, si dhe mosverifikimi i plotë i ankimit të familjes Bodo kundër vendimit të dyshimtë për aferën e 200 hektarëve tokë në Karaburun, që favorizoi deputetin socialist Fidel Ylli”.

Këto, sipas PD-së, “janë tre pikat e errëta të vendimit të organeve të Vetingut, që po mban në sistemin e drejtësisë gjyqtarë të korruptuar”.

“Me shumë gjasë, gjyqtarja e Apelit të Vlorës, me pasuri të pajustifkuar, por e konfirmuar në detyrë, do të mbetet e vetmja kandidate potenciale për në KLGj, duke qenë kështu një kamikaze në këtë Këshill dhe zbatuese e qartë e skemës së Edi Ramës për të kapur sistemin gjyqësorë, vëcanërisht Gjykatën Antikorrupsion”, deklaroi PD./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com