Loading...

“Pashë vdekjen me sy, njerëzit binin, makinat përplaseshin…”

Vijne deshmite e para pas shpërthimit te tmerrshem në autostradën e Bolonjës, ku të paktën 66 persona kane mbetur të plagosur dhe dy të vdekur.

Yassine Chentouibi, bashke me vëllain ndodheshin në makinë në momentin de tmerrshem.

“Kam parë vdekjen me sy, më djeg i gjithë trupi. Kur pashë flakët, vrapova për të dalë nga mbikalimi. Pastaj pashë karabinierët duke u larguar nga makina, por unë u sëmura pas shpërthimit. Ndjeva trupin tim të djegur, njerëzit rrëzoheshin, makinat përplaseshin. Kam flluska në këmbë, në krahët e mi, në qafë. Gjithçka më djeg”, tha Yassine, i cili po mjekohet në spital.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com