Loading...

Panairi i Suvenireve Turistike, nis sot në shëtitoren e Sarandës

Edicioni i shtatë i Panairit të Suvenireve Turistike nis sot në Sarandë, në shëtitoren buzë detit, aty ku më parë ka qenë tregu i Suvenireve.

Panairi, që tashmë është shndërruar në një traditë të përvitshme do të zhvillohet për tre ditë radhazi duke nisur nga kjo e enjte e 16 gushtit dhe organizohet nga agjencia AJMMI me mbështetjen e bashkisë së Sarandës.

Panairi synon promovimin turistik të resurseve të traditës së artizaneve shqiptare në fushën e punimeve te dorës, me realizime të artikujve në lloje të ndryshme materiali si punime në qëndisje, në material leshi, druri, guri, guacka deti, lekure, qeramike, metali, etj.

Artizanët shqiptarë sjellin pranë njëri-tjetrit në këtë event kombëtar traditën e punëve të dorës nga qytete si Gjirokastra, Saranda, Shkodra, Prizreni, Prishtina, Tirana, Kukësi, Kruja, nga shqiptarë të Malit të Zi, etj,.

Panairi përfshin qëndistarinë e dorës dhe punët në tezgjah, punime në material druri, në lesh, me shtiza, në filigram, në bizhuteri dhe veshje kombëtare, në guacka të qëmtuara nga brigjet e Jonit përmes një larmie teknikash aplikative.etj,

Panair Kombëtar i Suvenireve pritet të përcillet nga shumë vizitorë shqiptarë dhe të huaj, të cilët ashtu si edhe viteve të mëparshme kanë blerë kujtimet e pushimeve të tyre në Sarandë, në këtë panair./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com