Loading...

Pamje të mrekullueshme nga pelegrinazhi i Mekës, pret 2.5 milionë besimtarë

Data 19 deri në 24 gusht këtë vit shënon grumbullimin më të madh të njerëzve në qytetin e shenjtë të Mekës për atë që besimtarët muslimanë e njohin si “Hajj”, kurorëzimi i ditëvë më të rëndësishme të kalendarit islamik.

Për ata që nuk e dinë fjala “Hajj” do të thotë të “marrësh një udhëtim” dhe përfaqson distancën fizike të cilët muslimanët përshkruajnë kur vizitojnë vendin e shenjtë.

Përpara udhëtimit muslimanët thonë faljet e tyre përreth vendit të shenjtë të quajtur “Kaaba” e cila ndodhet në qendët të “Xhamisë së Madhe” ose mund të ngjisin malin “Jabal al-Nour” dhe të thonë lutjet e tyre në shpellën “Hiraa”.

Rreth 1.5 milionë muslimanë të tjerë priten të mbërrijnë, dhe duke ditur se një besimtar i devotshëm i kësaj feje duhet të shkojë të paktën një herë në jetë në Mekë, numri pritet të jetë dhe më i madh.

Autoritet janë treguar të kujdesshëm dhe kanë paralajmëruar të gjithë vizituesit se jo vetëm që numri i tyre është mbi kapacitet dhe duhet të jënë të kujdesshëm teksa kryejnë pelegrinazhin por gjithashtu dhe se kërcënime terroriste kanë ardhur në drejtim të Arabisë Saudite, duke shtuar dhe masat e marra për këtë rast të përvitshëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com