Loading...

Pako gjigande droge/ Ja si u kap skafi që drejtohet nga dy trafikantët shqiptarë (VIDEO)

Gjatë një operacioni policia italiane ka sekuestruar një sasie rekord të drogës në Otranto.

Janë kapur një sasi droge prej 700 kg dhe janë arrestuar dy persona që drejtonin mjetin e fuqishëm lundrues. Policia e Vlorës nuk ka qenë në gjendje të ndalojë mjetin detar dhe ka njoftuar palën italiane e cila ka finalizuar operacionin.

Në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë.

Janë në vijim hetimet në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com