Në vitin 2015, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i rrodhi në media një raport për krerët e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare. Raporti fliste për veprimtarinë kriminale të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, tre njerëzit që sundojnë Shqipërinë prej 28 vitesh.
Raporti nuk përmendte Lulzim Bashën, të cilin Berisha e ka përdorur në krimet më të mëdha të pluralizmit, si për vrasjet e 21 Janarit, vjedhjen e 230 milionë lekëve me rrugën Durrës-Kukës dhe shitjen e 354 km katrorë det Greqisë.
Sipas raportit, Sali Berisha ka grabitur pronat publike me Damir Fazlliçin. Edi Rama ka fshehur 200 milionë euro në SHBA para korrupsioni, ndërsa Ilir Meta ka lidhje me mafien dhe grupet e trafikut të drogës. Berisha, Rama dhe Meta reaguan fort dhe përzunë nga Shqipëria ambasadorin e OSBE, Florian Raunig, pasi e detyruan se ato që ishin shkruar për kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare nuk ishin të vërteta.
Ky raport i zi dhe turpërues për kombin shqiptar, duhet të jetë objekt hetimi nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme. Drejtësia e re duhet të hetojë burimet e këtij raporti, mosveprimin e drejtësisë aktuale që kontrollohet nga treshja Rama-Berisha-Meta dhe të vërtetën e përfshirjes së tyre në krimin e organizuar, afera korruptive, grabitjen e pronave dhe pastrimin e parave.
Ja çfarë thotë raporti i OSBE
1. Sali Berisha (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlliç – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës.
2. Edi Rama (PS): Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshme. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro.
- Ilir Meta, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjetikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës./korrieri