Orikumi duket se do te jete nje skuader e forte per Grupin B ne Kategorin e Pare. Skuadra ka arritur te fitoje ndaj Sopotit te Librazhdit me rezultatin 3-0. Kjo ishte fitorja e dyte ne dy miqesoret e luajtura.
Nje takim i kontrolluar plotesisht nga skuadra bregdetare ku Kongjoni dhe Sadushi me doplete jane autoret e golave ne takimin me Sopotin.
Kronologjia e ndeshjes:
Orikumi krijon disa raste ne harkun e 20 minutave me Dhramin, Llojajn dhe Capojn por pa arritur te konkretizojne sic duhet. Ne minuten e 21-te Kongjoni i shpeton mbrojtjes vendase dhe shenon golin e pare. Me pas te dyja skuadrat duket se kane rene ne relaks teksa studiojne lojen e njera tjetres. Kjo ishte per fraksionin e pare ku Orikumi e mbyll me golin e Ervis kongjonit qe ishte edhe golashenuesi i sezonit te shkuar.
Me fillimin e pjeses se dyte, trajneri Sakaj ben ndryshime dhe luan nje formacion tjeter teksa studion dhe grupin pasi 80% e lojtareve tashme jane firmosur. Sadushi mund te quhet pa diskutim njeriu i ndeshjes pasi ka kohe te shenoje dy gola njeri me i bukur se tjetri.
Nderkaq drejtori teknik i Orikumit Albert Haxhija e ka ndjekur ndeshjen ne stolin e skuadres mike. Kujtojme se Haxhija ka luajtur me pare me Sopotin dhe ka nostalgji per ate skuader.
Olsen Llambro.