Sulmi me breshëri automatiku ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, ndërkohë që brenda saj gjendeshin familjarë të saj i fryn një rreziku shumë të madh nga i cili po kërcënohet vendi ynë. Mafia është vënë në veprim me parullën: Shteti jam unë.
Vetëm për shkak se ndodh që të zgjedhësh një profesion që kërkon shumë pyetje dhe ndriçon dritë, ndoshta paksa, për ata që punojnë në errësirë.
Mjerisht sot gazetarët janë të kërcënuar më shumë se kurrë, por misioni i tyre është të godasin fenomenet e errëta sado idhët t’ju vijë të përfshirëve në korrupsionin dhe krimin me kollare. Qeveritë përdorin një shumëllojshmëri të taktikave për të margjinalizuar, izoluar ose prishur punën e medias, por një gjë është e sigurtë: atëherë asnjë nga liritë e tjera nuk mund të garantohet.
Ndaj politikanët që nxituan të jenë në krah të gazetares si Rama, Meta, Basha, Berisha duhet t’i bëjnë mirë llogaritë. Sot jemi në një pikë, ku nuk mund t’ju hidhet hi syve. Bandat marrin kurajo me bekimin e politikës dhe pushtetit.
Luftimi i efekteve gërryese të krimit dhe lidhjeve me politikën në vendin tonë ka filluar dhe asnjëlloj kërcënimi nuk mund të mposhtë armën më të fuqishme: fjalën e lirë. Po ndodh “Revolucioni”. Kriminalizimi i politikës dhe strukturave të zbatimit të ligjit po shkakton një krizë të thellë. Revolucionet zakonisht ndodhin vetëm në vendet e bekuara me një prani diplomatike amerikane. Dhe Shqipëria e ka këtë bekim./pamfleti