Loading...

Operacion në tri drejtime me policë e qenë, për kapjen e masakruesit të Selenicës

Operacioni për kapjen e Ridvan Zykajt ka nisur të konkretizohet në tri drejtime.

Mësohet se forcat e policisë, RENEA dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij, pjesë e një trungu familjar. Por 24-vjeçari favorizohet nga fakti se e njeh shumë mirë terrenin në zonën e tij, pasi është edhe bari. Dyshime ka gjithashtu se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin e tij.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë edhe nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sakaq, nuk përjashtohet edhe mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë.

Në këtë operacion janë mbi 100 punonjës policie që kanë zbarkuar në terren për të vënë në pranga Ridvan Zykajn, autorin e krimit të 8-fishtë në Resulajt të Vlorës.

Përveç forcave të rendit, në terren janë marrë edhe qenë të policisë, për të bërë të mundur  gjetjen e të riut.

Viktimat

  1. Demir Zykaj, 75 vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit)
  2. Ferie Zykaj, 72 vjeçe, (Gruaja e Demirit)
  3. Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
  4. Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
  5. Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
  6. Ledjon Zykaj 9 vjeç (Djali i Besimit)
  7. Azem Zykaj (Djali i Demirit)
  8. Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com