Të paktën edhe për disa ditë, shiun duhet ta harroni. Prej ditësh Shqipëria është mbërthyer nga një mot me temperatura afrikane.
Por kjo situatë parashikohet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera radhazi në vendin e tonë.
Temperaturat thuajse do të jenë të njëjta, të paktën deri në datë 20 gusht, me minimalen 22 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 33-34 gradë celsius në kryeqytet.