Valentina Troka,e mbijetuara e aksidentit qe ndodhi te marten ne aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një grua shtatzënë 6 muajshe dhe ne gjendje te rende ndodhet e bija e saj e mitur, nga spitali ka treguar se mban mend gjithçka ndodhi, duke shtuar se ishte një mjet tip ‘Benz’ ai që i erdhi përballë mjetit ‘Audi’ ku ndodhej Valentina, por edhe Majlinda Troka, viktima e aksidentit.
“Ne po shkonim për në Levan me mjetin tip ‘Audi’. Para nuk kishim asnjë mjet. Ndërkohë pamë dy mjete tip Benz që po mundoheshin të parakalonin. Në këtë moment njëri prej tyre që s’mundi të parakalonte është drejtuar nga ne dhe është përplasur. Ne përfunduam anëz kanalit të rrugës së bashku me Benz-in. Thonë që ne kemi përplasur Benz-in, por kjo nuk është e vërtetë. Pashë vdekjen me sy”,- rrëfen ajo për Report Tv.