Loading...

NORVEGJI – Detyrohet të japë dorëheqjen ministri, pasi shkeli rregullat e sigurisë

Ministri norvegjez i Peshkimit, Per Sandberg është detyruar të lërë postin e tij pasi shkeli rregullat e sigurisë gjatë një udhëtimi privat në Iran me partneren e tij, një ish-mis me origjinë iraniane.

Numri dy i partisë së Progresit (e djathta anti-imigracion), Sandberg 58 vjeç pranoi se ka udhëtuar në Iran në muajin korrik së bashku me të fejuarën e tij 28 vjeçe pa paralajmëruar më parë shërbimet e kryeministrit dhe se ka përdorur ndërkohë celularin e  punës.

Shërbimet e sigurisë norvegjeze citojnë rregullisht Iranin si një nga shtetet më aktivë në aspektin e përgjimeve, ndjekur nga Kina dhe Rusia.

Sandberg do të zëvendësohet në kabinetin qeverisës nga Harald Tom Nesvik, anëtar i së njëjtës parti, njoftuan në një komunikatë për shtyp shërbimet e kryeministrit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com