Loading...

Njihuni me Vangjush Dakon, kryebashkiakun që shkul pemët në rrugët kryesore

Gjelbërimi i një qyteti duhet të jetë puna parësore e çdo bashkie. Por në qytetin e Durrësit, kryebashkiaku Vangjush Dako ka zgjedhur të bëj të kundërtën.

Disa makina dhe punonjës të pastrim-gjelbërimit janë parë në bulevardin kryesor të Durrësit, duke shkulur pemë dhe më pas transportuar për diku gjetkë. Skandali është denoncuar nga një qytetar në facebook me incialet Xh.B., ku ka publikuar fotot e shkuljes së pemëve dhe më pas zëvendësimin e tyre me beton dhe mermer.

Kujtojmë këtu, që Durrësi është betonizuar vitet e fundit edhe për shkak të interesave të Dakos dhe familjarëve të tij. Vëllai i kryebashkiakut të Durrësit njihet për aktivitetin e tij të betonit, dhe përfitimi i disa punëve publike. Më herët, nëpërmjet një investigimi të thelluar, Tpz.al zbuloi sesi ishte pasuruar familja Dako nëpërmjet biznesit të betonit dhe lavanderisë. /TPZ.AL/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com