Loading...

Njihuni me fshatin më të pasur në botë, ku secili ka të paktën njëqind mijë euro dhe vilë

Ai është cilësuar si fshati më i pasur në botë. Aty secili prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë euro dhe çdo familje jeton në një vilë.

Fshati ka arsim dhe kujdes shëndetësor falas, posedon aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije.

Ai ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore dhe quhet Huaxi, i themeluar në vitin 1961 nga Wu Renbao.

Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë. Ajo është tani një grup me 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione kërkimore dhe universitete.

Mrekullia ekonomike e Huaxisë është një ndërthurje e punës për begatinë e përbashkët me modelin ekonomik të tregut të lirë.

Wu Renbao nuk ndoqi një qasje të ngurtë e dogmatike ndaj zhvillimit të ekonomisë kolektive, por u nis nga kushtet konkrete të fshatit të tij. Ai u nda nga jeta në vitin 2013-të në moshën 85-vjeçare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com