Loading...

Një tjetër arsye për të ngrënë më shumë zarzavate

Spinaqi, lakra dhe brokoli ju mbrojnë nga kanceri i zorrëve, sugjeron një hulumtim i ri.

Kur perimet e gjelbra fillojnë treten aktivizohet proteina që zvogëlon inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e kancerit në zorrën e trashë, thotë një studim i fundit. Proteina, e njohur si receptori i hidrokarbureve aril (AhR), riparon qelizat e zorrëve të dëmtuara që përndryshe nuk do të ishin në gjendje të absorbonin lëndë ushqyese ose të veçonin mukozën mbrojtëse, shton hulumtimi.

Qelizat e dëmtuara vazhdojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar, gjë që mund të çojë në kancer të zorrëve, zbuloi studimi.

Autori i studimit, Dr Gitta Stockinger, nga Instituti Francis Crick, Londër, tha: “Këto gjetje janë një shkak optimizmi; ndërkohë që nuk mund t’i ndryshojmë faktorët gjenetikë që rrisin rrezikun e kancerit, ne mund t’i zbusim këto rreziqe duke shtuar një dietë me shumë perime “. Ky studim u eksperimentua në kavje dhe u vu re se ata që ishin të prekur nga inflamacioni i zorrëve dhe nuk u ushqyen me perime, u prekën nga kanceri i zorrës së trashë. Ndërsa kafshët që ushqeheshin me një dietë të pasur me perime jeshile, nuk u prekën as nga inflamacioni, as nga kanceri.

Burimi: Daily Mail

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com