Hetueset dyshojnë se tre vrasjet e bujshme të kryera gjatë javëve të fundit në Shkodër janë kryer nga një dorë profesioniste.
Në këtë supozim ekspertët arritën gjatë analizës së detajeve, nga makina e autorëve që digjet menjëherë pas krimit, arma automatik i shkurtër i llojit “Scorpions” dhe të dhëna të tjera që nuk ofrohen për publikun për shkak të hetimeve.
Besohet se ky vrasës profesionist e nisi detyrën e tij me 18 qershor të 2018-s, me ekzekutimin e Mehdi Kavajës.
Fillimisht u shpall për vdekje natyrale, por ekzaminimet zbuluan se 60-vjeçari kishte një predhë.
Kavaja ishte duke riparuar derën e një makinë në servisin e tij kur e vranë. Ngjarja është pa autor.
Një muaj më pas me 16 korrik, Shkodra u trondit nga një tjetër vrasje me dy viktima. Çifti Boran Becana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me 24 plumba.
Në makinën e tyre ishte edhe djali 2-vjeçar Boris, i cili u gjet në prehrin e nënës i mbuluar me gjak. Më pas autorët i vunë flakën makinës së tyre në zonën e Bay-Passit të Shkodrës. Brenda u zbulua automatiku “Scorpions”.
Ish-polici me bashkëjetuesen u ekzekutuan natën pranë banesës së tyre.
Mëngjesin e të premtes, në lagjen Kiras në zonën e Ish-Poçerisë u vra 53-vjeçari Fatbardh Lici.
Pak minuta në vonë në lagjen Dobraç u mor njoftimi për një “Benz” në djegie e sipër.
Ajo çfarë i ka bërë hetuesit të dyshojnë që krimet janë nga një dorë vrasësi, nis me llojin e armës, automatik “Scorpions”. Autori ka shmangur të gjitha kamerat, ndërsa ka studiuar lëvizjet para se të bënte vrasjet.
Por megjithatë ende nuk kanë të qartë nëse tre vrasjet lidhen me njëra-tjetrën.
Versionet e ngritura deri tashmë për shkakun e tyre, nuk i ka bindur hetuesit.
Në të kaluarën në Shkodër, gjatë vitit 2013 dhe 2014 u kryen një sërë vrasjesh nga ekzekutor që lëviznin me motoçikletë, por asnjëherë nuk zbuluan. /abcnews