Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, Itali.
Një shqiptar dhe një italian kanë humbur jetën pasi janë goditur nga një rrymë elektrike.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Velletri, Romë.
Nga energjia elektrike kanë humbur jetën shqiptari Zigur Badej 48 vjeç dhe italiani, Marco Alfano, 56 vjeç.
Trupat e pajetë janë gjetur nga kalimtarët, të cilët më pas kanë njoftuar karabinierët.
Të dy janë gjetur të vdekur poshtë një kasete energjie elektrike në një pallat ku sot do të duhej të nisnin rregullimet.
Sipas rindërtimit të ngjarjes së rëndë, shqiptari 48 vjeç kishte përfunduar së instaluari kasetën kur është goditur nga një shkarkesë elektrike.
Ndërsa italiani 56 vjeç, fqinj me shqiptarin, kishte shkuar në ndihmë të tij që ta shkëpuste, por edhe ai k mbetur i vdekur.
Shkaku i vdekjes është konfirmuar edhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore.
Vendi i ngjarjes është bllokuar nga policia që ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.